
I pyetur shpesh për lidhjen me Loredanën, Joz Marku ka vendosur të japë një koment mbi raportin e tij të tanishëm.
Përmes një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti hapur: “Po me Loredanën vëlla? Se asgjë s’po marrim vesh çka bëhet…”.
Jozi u përgjigj shkurt:
“Vëlla, çiftet i kalojnë do faza – zihu, pajtohu, zihu, pajtohu… Ndryshe s’ka kuptim.”
Edhe pse nuk dha detaje, ai la të kuptohet se marrëdhënia me Loredanën po kalon një fazë të vështirë, por jo të pazakontë për një çift, pra duke e pranuar se ende janë bashkë.
Lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes që prej fillimit të saj brenda “BBVA”, duke u komentuar gjerësisht nga fansat në rrjete sociale.

Lini një Përgjigje