Showbiz21 Maj 2023, 08:34

Sherr mes Oltës dhe Gertit: Të urren gjysma e Shqipërisë..., hiqjani mikrofonin këtij kalamani

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes Oltës dhe Gertit: Të urren gjysma e Shqipërisë...,

“Post Big Brother 2”  ishte po aq konfliktual sa edhe i pari. Një sherr ka nisur mes Olta Gixharit dhe Gerti Koxhës, dy ish-banorëve të cilët nuk kishin marrëdhënie miqësore as brenda.

Olta akuzoi Gertin se ai ka hyrë brenda vetëm për të mbështetur Luiz Ejllin, duke çuar dëm mundësinë e tij, ndërsa Gerti tha se atë e urren gjysma e Shqipërisë.

Kur Gerti po fliste, Olta ndërhyn dhe ai i thotë ‘bën një sekond me pushu’. Aktorja nuk ndalon dhe flet sërish ‘nuk më thotë njeri pusho’:

Gerti: Me thënë të drejtën, Big Brother prej Luizit kam filluar me e pa… prej situatave ja kuptoja humorin

Arbana: Shumë mirë bëre, po mundësinë tënde pse e hodhe në plehra?

Gerti: Kur hyra e kisha në mendje që atë vlerësim që kam për Luizin mos t’ia tregoj direkt. Jam munduar të tregohem i ftohtë..

Olta: Dhe një fans i devotshëm. Hyre aty për t’u bërë stomatolog i famshëm. T’u dha një mundësi e madhe, si ka mundësi? Hidhni fytyrën tuaj në kosh dhe i shkoni pas Luizit

Gerti: Në plehra ke hedhur ti që të urren gjysma e Shqipërisë

Olta: S’është fare e vërtetë kjo dhe të gjithë e dinë shumë mirë. Këtu vetëm për protestat e Luizit flitet por janë bërë edhe për mua “Olta o pasha, ktheu se bëmë shaka”. Okej? Janë bërë protesta për mua.

Gerti: Ku e ke parë këtë në ëndërr? Protesta për ty vetëm me dal prej shpie…

Olta: Ti sheh ëndrra me Luizin. Pse ja dhatë këtij mikrofonin? Ky s’ka folur kur ka qenë në shtëpi, do flasë tani. Fikjani mikrofonin. Rri aty si arush, s’di të flasësh. Ke mësuar dy gjëra përmendësh.

Gerti: S’kam dashur ta shpreh pëlqyeshmërinë për Luizin.

Olta: Del nëpër intervista gënjen, është mashtrues. Të gjithë mashtrojnë. Mua më thoje duhet të nxjerrësh Kiarën, erdhe ti të stabilizosh BB, se mos na digjej BB. Po ik o Gerti. Ca janë këta kalamaj, hiqjani mikrofonin.

 

sherr gerti olta