
Jozi ishte sot i ftuar në Fan Club Big Brother, ku dëgjoi të fliste edhe Egla për të, e cila ndër të tjera i tha se “I pëlqente vetja dhe nuk bënte kavalierin, por trëndafilin” në çiftin që kishte krijuar me Loredanën.
Meridian ndërkohë i kërkoi llogari se pse ish-banori nuk kishte në gisht unazën që vuri natën e dasmës me Loredanën, pak para përjashtimit të tij me Zarf të Zi. Mungesa e unazës në fakt u vu re menjëerë pas përjashtimit, sepse, teksa dilte, Jozi e hoqi atë nga gishti, por për sot kishte një tjetër justifikim: E harrova kur po bëja dush.
I pyetur lidhur me dilemat e Loredanës, ku kjo e fundit është shprehur se e donte Jozin, por jo ai Loredanën, Jozi tha: Ajo ka shumë të drejtë që të dyshojë tek unë, por në fakt unë e dua.
Lini një Përgjigje