
Këngëtari shqiptar Ermal Meta është vënë në qendër të vëmendjes pas gjestit të veçantë gjatë ndërprerjes së një koncerti muzikor në Itali.
Qindra të rinj dhe të reja ishin mbledhur në Circus Maximus të Romës, ku pritej të performonin këngëtarë si Bloom dhe Giusy Ferreri, por reshjet e shiut duket se kanë shkaktuar probleme teknike.
Në këtë moment ka ndërhyrë Ermal Meta, i cili është ngjitur në skenë duke thënë “problemi është edhe më serioz se çfarë dukej”.
Pas disa minutash heshtje, Ermal Meta del në skenë për të shpjeguar situatën.
“Duket se ka një problem, djema ky shi nuk ua lehtëson punën teknikëve në prapaskenë. Le të japim një duartrokitje të fortë inkurajimi dhe provoni kërcimin e diellit”, thotë ai.
“Problemi është më serioz se sa duket. Do të përpiqemi të marrim pak kohë”, tha Ermal Meta teksa pyet të pranishmit “Kush prej jush do të ketë shkollë nesër? A do të telefononi të gjithë të thoni se jeni sëmurë?".
Më pas, Meta merr kitarën akustike dhe fton të pranishmit të këndojnë së bashku me të këngën e famshme “Hallelujah”. “Le të lutemi të gjithë së bashku”, u shpreh ai.
Gjesti i tij ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, veçanërisht na shumë të pranishëm që kanë vënë re se sapo Meta ka nisur të këndojë “Hallelujah” shiu ka pushuar për pak çaste dhe ka dalë dielli.
siamo al concerto del primo maggio ed ermal meta ha appena fermato il diluvio universale, è proprio dio #1m2024 pic.twitter.com/lhdnOZFk9M
— jaja ★ (@merakilaria) May 1, 2024
Lini një Përgjigje