TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Mars 2024, 10:54

Shpallet në kërkim Flori Mumajesi!

Shkruar nga Pamfleti

Shpallet në kërkim Flori Mumajesi!

Kudo qofsh Flori dhe çfarëdo qofsh duke bërë, rikthehu! Ke bërë një brez të vallëzojnë dhe këndojnë këngët e tua, jemi të sigurtë që do e bësh edhe për brezat e ardhshëm…!

Kantautori i njohur Flori Mumajesi është zhdukur prej kohësh jo vetëm nga ekranet, por edhe nga jeta shoqërore e Tiranës. Ai reagoi në Instagram para pak kohësh ku shprehte mbështetjen e tij për Sara Gjordenin, si pasojë e konflikteve që kjo e fundit kishte me babain e saj, por asgjë më. Askush nuk di se ku është dhe me çfarë po merret tani këngëtari dhe kompozitori i super hiteve. Ka zëra që thonë se ai gjendet në Kosovë, ndërsa para disa vitesh u aludua se ishte i sëmurë nga mëlçia.

Ndërkohë që publiku e do dhe e kërkon, clubet gjithashtu e duan, pse nuk shfaqet Flori, i cili falë muzikës së tij na ka bërë shpesh të vallëzojmë, por pse jo, edhe të reflektojmë. Muzika në Shqipëri nuk është më e njëjta pa Flor Mumajesin, por jo vetëm. Thuajse gjysma e këngëtarëve shqiptarë kanë shkëlqyer vetëm falë këngëve të tij.

Mjafton të përmendim këtu Elvana Gjatën që ka prodhuar super hite, vetëm falë Florit, apo ngritjen e shkëlqyer të Ronela Hajatit e cila doli në pah me këngët e Florit. Sigurisht vajzat janë të talentuara të dyja, por muzika e Mumajesit ishte ajo që i bëri të ishin në maja dhe të dëgjoheshin kudo.  

Në fillim të prillit të vitit 2019 u vu re se Flori u zhduk nga rrjetet sociale. Shumë bënë fajtor sëmundjen që ai kishte nga mëlçia, por disa të tjerë e interpretuan si një periudhë pauze të kantautorit. Ka të tjerë që thonë se "gjeniu i muzikës" së sotme është në depresion të thellë.

Ndërsa ditët e sotme, kanali i youtube-it të Florit i cili numëronte miliona klikime, nuk është më. Mesa duket ai është kujdesur ta “zhdukë” edhe kanalin e tij dhe të gjitha këngët që sot gjenden në këtë platformë janë hedhur nga fansat e tij.

Kudo qofsh Flori dhe çfarëdo qofsh duke bërë, rikthehu! Ke bërë një brez të vallëzojnë dhe këndojnë këngët e tua, jemi të sigurtë që do e bësh edhe për brezat e ardhshëm…!/Pamfleti

kerkim flori mumajesi

Lini një Përgjigje