TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Mars 2024, 09:29

U zunë për ujin e kafshëve që në nisje të “Ferma Vip”, Elsa dhe Xhesika bëjnë paqe

Shkruar nga Pamfleti

U zunë për ujin e kafshëve që në nisje të

Mungesa e ujit për kafshët “nxehu” gjakrat mes Elsa Lilës dhe Xhesika Polos, 24 orë pas nisjes së spektaklit “Ferma VIP”.

Ka qenë Elsa ajo që u ka thënë ‘fermerëve’ të tjerë që duhet të tregojnë më shumë kujdes, teksa hoqi një paralele edhe me njerëzit, duke theksuar se nënat që ushqejnë të vegjlit me qumësht, kanë më shumë etje.

Kjo ka qenë edhe një nga pikat që ka përplasur Elsën dhe Xhesikën, debate që më pas kaluan në personale mes tyre. Mirëpo, duket se dy ‘fermeret’ kanë sheshuar përplasjet mes tyre dhe Xhesika ka dhënë një mesazh të rëndësishëm nga Arena.

Xhesika Polo: Nuk kaloi në asnjë moment në personale.

Elsa Lila: Ndoshta keni humbur disa momente, por ne e sqaruam dhe në ditët në vijim kemi qenë shumë shoqe.

Xhesika Polo: Kemi ndarë edhe cigaren, bukën dhe kafe. Ky është një shembull që duhet të ndjekë çdo njeri, t’i sheshojë gjërat. Ne jemi njerëz dhe presioni i ditës së parë ishte çmenduri, por ia dolëm. Ditën e parë ne ishim akoma në autobus. Në momentin që ti je në autobus edhe frenat nuk i ke ti në atë moment. Unë jam një vajzë që i dal përballë në momentin që impulsiviteti im lëndon dikë tjetër. Jam aq e pjekur sa të kërkoj ndjesë kur e kuptoj që e kam lënduar dikë si në rastin e Elsës. Tani që po e njohim njëra-tjetrën jemi shumë rehat.

 

elsa lila xhesika polo paqe

Lini një Përgjigje