TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Dhjetor 2025, 12:10

Shporta e dhjetorit, cilat janë frutat dhe perimet që nuk duhet të mungojnë nga tryeza

Shkruar nga Pamfleti
Shporta e dhjetorit, cilat janë frutat dhe perimet që nuk duhet
Foto Ilustruese

Në dhjetor nuk përshëndetemi thuajse me asnjë nga perimet e nëntorit, veçse duhet të tregohemi të kujdesshëm me domatet.

Serrat vazhdojnë të prodhojnë, por shija e tyre tashmë është vetëm në kujtime.

Në dhjetor, vendin e nderit e zënë rrepat dhe më në fund portokallet e kuqe. Lakra e kuqe është gjithashtu në ditët e saj më të mira, por jo vetëm ajo.

E gjithë familja e lakrës është e këshillueshme të përdoret gjatë këtij muaji, që nga lakra e bardhë e cila është më familjare për ne, lulelakra, brokoli dhe gjithë ç’gjeni në treg nga familja e tyre Lakrat e Brukselit janë ende të rralla në tregun shqiptar, por nëse i gjeni, mos u mendoni dy herë për t’i blerë e gatuar në gjellë apo sallatë.

Karotat, selinoja, kërpudhat, kungulli i verdhë, fasulet, preshi, spinaqi, finoku etj. vazhdojnë të jenë perimet e sezonit. Nga frutat gëzojuni portokalleve të kuqe dhe për pak kohë shijoni hurmat “e dyta”, tashmë jo me farë por të qullëta.

Zgjasin shumë pak, sikurse edhe shegët që i kanë ditët e numëruara. Gështenjat dhe frutat e thata janë një tjetër kënaqë si e dhjetorit.

Shporta e dhjetorit, cilat janë frutat dhe perimet që nuk duhet

shporta e dhjetorit fruta dhe perime

Lini një Përgjigje