
CEO i TikTok, Shou Zi Chew ka deklaruar se fëmijët e tij, tetë dhe gjashtë vjeç, nuk kanë llogari në TikTok sepse janë shumë të vegjël, ndërkohë që kudo në aplikacion fëmijë të kësaj moshe postojnë video të ndryshme. Duket se Chew nuk i lejon fëmijët e tij të përdorin aplikacionin ku është shef i përgjithshëm.
Chew shpjegoi gjithashtu: “Këtu në SHBA, fëmijët nën 13 vjeç, kanë një version të kufizuar të aplikacionit, kurse në shumë vende të tjera anembanë botës, ne e bëjmë të lejojë të futen përdoruesit që janë nën 13 vjeç.”
Më pas, CEO i TikTok inkurajoi prindërit e fëmijëve adoleshentë që të sigurohen që ata po përdorin funksionin e sigurisë dhe monitorimit të aplikacionit të quajtur “Family Pairing”.
Kjo pjesë e shkëputur nga intervista ka gjeneruar shumë komente të ndryshme si nga përdoruesit e TikTok ashtu edhe nga jo-përdoruesit. Disa bënë ironi me faktin që CEO i TikTok i kufizon fëmijët e tij që të përdorin TikTok sepse ai e di dëmin dhe rrezikun që sjell aplikacioni.
Disa e lavdëruan atë për vigjilencën e aftësive të duhura prindërore dhe sugjeruan që prindërit të bënin të njëjtën gjë, pasi siguria e fëmijëve të tyre ndaj përmbajtjeve të dëmshme është përgjegjësi e prindërve.
Ky detaj viral është marrë nga një intervistë me prezantuesin Andrew Ross Sorkin gjatë konferencës DealBook të The New York Times nëntorin e kaluar.
Lini një Përgjigje