TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Shkurt 2025, 10:32

“Ta prekësh një burrë në hundë, sikur po i shan nënën”, G Bani: Nuk i kërkoj falje Gjestit

Shkruar nga Pamfleti

“Ta prekësh një burrë në hundë, sikur po i shan

Pas ‘zhdukjes’ nga rrjetet sociale dhe jeta publike, G Bani ka vendosur që mbrëmjen e djeshme të jetë i pranishëm në studio gjatë Prime-t. Reperi ka folur edhe për situatën që çoi në përjashtimin e tij nga gara.

Këngëtari u shpreh se ka ndërmend t’i kërkojë falje Gjesit dhe ka kritikuar ata që shpërndajnë mesazhe urrejtje kombëtare midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës.

“Jam ndjerë bosh. Më mungon një pjesë e imja. Dua të jap një mesazh. Dua t’u them të gjithë atyre që dalin në Tiktok dhe hedhin broçkulla dhe shpërndajnë urrejtje kombëtare midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës, që aty nuk ka qenë një shqiptar i Shqipërisë që ka goditur një shqiptar të Kosovës, por ka qenë G Bani që ka goditur Gjestin,” tha G Bani.

Teksa është shprehur mbi arsyen se pse goditi Gjestin, ai deklaroi: Kjo ka qenë një dobësi e imja për shkak të emocioneve të forta që kam akumuluar gjatë kohës aty. Kam qenë i mërzitur për dikë tjetër. I mora të gjitha parasysh kur e godita. Më preku në hundë. Andej nga anët e mia, kur e prek një burrë në hundë është sikur je duke i sharë nënën. Trupi im është i imi, askush nuk lejohet të më prekë. Nuk i kërkoj falje Gjestit.

g bani prime

Lini një Përgjigje