
Mbrëmja e sotme pritet të jetë vendimtare në “Big Brother VIP 5”, ku publiku do të vendosë përmes televotimit mes Brikenës dhe Gimbos.
Në prag të Prime-t, Gimbo ka përjetuar momente të forta emocionale gjatë një bisede me Selin në oborrin e shtëpisë. Banori u përlot teksa ndau mendimet e tij për mundësinë e largimit, duke i dhënë njëkohësisht këshilla Selin për vijimin e lojës.
Të dy banorët u përfshinë nga emocionet dhe u përqafuan, ndërsa Gimbo la të kuptohej se është i përgatitur për çdo vendim të publikut.
“Ne e kemi kryer tonën, e kemi bërë tonën. Tani duhet një gjë e re. Nuk po i kërkoj publikut për me dalë, absolut. Por në momentin që i kërkoj me dal, nuk dal në Prime me thënë që dua të dal. Po shkoj te dera e kuqe…”, u shpreh ai.
Selin e dëgjoi në heshtje, ndërsa momenti u shoqërua me emocione të forta, duke reflektuar tensionin dhe pasigurinë që sjell televotimi.
Vendimi final për fatin e Gimbos dhe Brikenës pritet të zbulohet gjatë spektaklit të mbrëmjes.
Lini një Përgjigje