Showbiz17 Maj 2023, 13:55

Tha se nuk i kishte shokë, Joni i kthen përgjigje Luizit

Shkruar nga Pamfleti

Tha se nuk i kishte shokë, Joni i kthen përgjigje Luizit

Kur Luizi ishte brenda shtëpisë së “BBV”, Jonin dhe Marion njohu publiku si shokët e tij të fëmijërisë, të cilët madje e surprizuan edhe brenda spektaklit.

Mirëpo e gjithë ajo tablo e lumtur e tre shokëve të ngushtë u përmbys, kur vetë fituesi i “BBV” deklaroi se në fakt me ata nuk flet prej dy vitesh.

Në lidhje me këtë deklaratë që trazoi ujërat, ka reaguar së fundmi Joni në mënyrë indirekte, por të kuptueshme. Ai ka postuar në Instagram-in e tij një fragment nga filmi shqiptar “Çifti i lumtur” ku thuhet: Unë nuk di se çfarë i thonë kësaj.”

Mos ndoshta fama e bëri Luizin të ‘harrojë’ kë ka shok apo ka gjetur të rinj dhe ka harruar të vjetrit?

Tha se nuk i kishte shokë, Joni i kthen përgjigje Luizit

jon ndoja pergjigje luiz ejlli