
Prej muajsh, rrjetet sociale janë kthyer në një arenë akuzash e ofendimesh mes Rudina Dembacajt dhe ish-bashkëshortit të saj Aleksandër Varfaj.
Ky i fundit ka thënë se prej një viti nuk ka takuar të bijën dhe për këtë akuzat bien drejtpërdrejt mbi ish-bashkëshorten e tij, Rudina Dembacaj.
Por çështja nuk mbetet vetëm në kuadër të rrjeteve sociale. Mësohet se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti kanë përfunduar në gjyq, ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë.
Nuk dihet ende se cila është pala paditëse, por aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku.
Kujtojmë se pas divorcit, marrëdhënia e Rudinës dhe Aleksit ishte mjaft e mirë. Të dy pranonin se për hir të vajzës së tyre, do të ruanin raporte të mira, e madje ish çifti kalonin edhe fundjava bashkë.
Por nuk dihet çfarë ndodhi, pasi mes ish-çiftit nisi sherri, kur Aleksi gjeti një partnere tjetër. Që nga ajo kohë, ai nuk vajti as në dasmën e Rudinës dhe Markut edhe pse ishte i ftuar.
Lini një Përgjigje