Showbiz22 Prill 2024, 11:05

“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj, Deputete”, Jetmirit nuk i del “e keqja” me Ori Nebijajn

Shkruar nga Pamfleti

“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën

Me largimin nga “Big Brother Vip”, Jetmiri duket se i ka shpallur “luftë” të hapur këtij formati duke sulmuar vazhdimisht produksionin dhe duke vënë në dyshim transparencën e tij. Pasi “Vëllai i Madh” i refuzoi kërkesën për të qëndruar pa folur në shtëpi, Jetmiri është përplasur në studio “live” me prezantuesin, Ledion Liço dhe opinionistët.

Në përballjen me ta, ish-banori nënkuptoi se i është bërë padrejtësi në mënyrën sesi e kanë paraqitur lojën e tij, si në montazh dhe ndërprerjen e të drejtës së fjalës me banorët e tjerë. Për t’iu përgjigjur, opinionistët e cilësuan argumentin e Jetmirit “viktimizim” dhe “fantazi”.

Sot ish-banori ka sulmuar përmes një postimi në “Instastory”, Ori Nebijajn njëherësh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke u shprehur se është një turp dhe mëshiron injorancën e saj.

“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj, Deputete”, shkruan Jetmiri në një postim.

Ai gjithashtu ka sulmuar edhe të ftuarit e kësaj jave në Fan Club, pjesë e stafit të “TCH” të cilët “denigruan” figurën e Jetmirit pas largimit nga “Big Brother Vip”.

“Zot mëshiroji se nuk dinë ç’po flasin”, shkruan Jetmiri në postimin tjetër.

“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën “Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën

ori nebijaj jetmiri injorance