TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Mars 2026, 15:47

U lirua pas një jave nga paraburgimi, Prokuroria: Gjesti pranoi fajin

Shkruar nga Pamfleti

U lirua pas një jave nga paraburgimi, Prokuroria: Gjesti pranoi fajin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar zyrtarisht lirimin e këngëtarit Besart Kelmendi, pas një vendimi që lidhet me një marrëveshje ligjore të arritur mes palëve.

Sipas njoftimit, artisti ka pranuar përgjegjësinë për veprat penale që i atribuohen dhe ka nënshkruar një marrëveshje pranimi faji me Prokurorin e Shtetit. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, janë konsideruar të përmbushura kushtet ligjore që çuan në ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Në deklaratën zyrtare të prokurorisë thuhet se rrethanat që justifikonin mbajtjen e tij në paraburgim kanë pushuar së ekzistuari, duke bërë që prokurori të kërkojë lirimin e tij nga masa e mëparshme.

Rasti lidhet me dyshime për përfshirje në vepra penale si “mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “kanosja” dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, të cilat tashmë janë trajtuar në kuadër të marrëveshjes së arritur.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka sqaruar se pas këtij zhvillimi ligjor, nuk ka më arsye për vazhdimin e paraburgimit, duke bërë të mundur lirimin e këngëtarit.

 

 

gjesti prokuroria prishtine

Lini një Përgjigje