TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Mars 2026, 13:34

Pas Gjestit, arrestohet Gimbo? Pse DJ i njohur u nis me urgjencë në Prishtinë?

Shkruar nga Pamfleti

Pas Gjestit, arrestohet Gimbo? Pse DJ i njohur u nis me urgjencë në

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Dj Gimbo, i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi u eliminua gjatë spektaklit të së martës.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht me ish-konkurrentët, të cilët qëndrojnë në Tiranë për intervistat e para pas daljes, Gimbo ka zgjedhur të largohet menjëherë drejt Prishtinës.

Ky vendim i papritur ka nxitur menjëherë reagime dhe spekulime në rrjetet sociale. Brenda pak orësh, në platforma të ndryshme nisën të qarkullojnë lajme të pakonfirmuara që pretendonin se ai ishte ndaluar nga autoritetet sapo kishte mbërritur në Kosovë.

Madje, disa postime sensacionale shkonin edhe më tej, duke aluduar se ish-banori ishte vendosur në mbajtje për 48 orë – një informacion që shkaktoi konfuzion dhe shqetësim te ndjekësit e tij.

Por e vërteta rezulton krejt ndryshe. Burime të sigurta dhe prova konkrete kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke konfirmuar se lajmet për ndalim ishin të pavërteta. I vetmi fakt i saktë mbetet udhëtimi i tij drejt Kosovës.

Së fundmi, një fotografi e publikuar në rrjet ka qartësuar gjithçka: Gimbo shfaqet i qeshur dhe në gjendje shumë të mirë, në shoqërinë e biznesmenit Rrahim Pacolli.

Publikimi i këtij imazhi i ka dhënë fund çdo dyshimi, duke konfirmuar se ai ndodhet i lirë në Prishtinë dhe po shijon rikthimin në jetën jashtë reality show-t. Ndërkohë, lajmet për ndalim rezultojnë të kenë qenë thjesht thashetheme të shpërndara për vëmendje dhe klikime në rrjet.

Pas Gjestit, arrestohet Gimbo? Pse DJ i njohur u nis me urgjencë në

 

dj gimbo arrestim

Lini një Përgjigje