
Joz Marku ka zgjedhur ta festojë 30-vjetorin duke organizuar një mbrëmje private me miqtë dhe njerëzit e tij më të afërt. Festa është karakterizuar nga një atmosferë dinamike, ku nuk kanë munguar muzika, energjia dhe një spektakël fishekzjarresh që i ka dhënë edhe më shumë ngjyra organizimit.
Momente nga kjo mbrëmje janë shpërndarë në rrjete sociale, duke zbuluar detaje nga organizimi dhe atmosfera e krijuar. Pjesë e festës ka qenë edhe partnerja e tij, Xhoana Toshi, e cila ka ndarë disa imazhe krah tij në Instagram.
Mesa duket çifti ka gjetur rrugën e ribashkimit, pas ndarjes së bujshme.
Krahas fotove, ajo ka shprehur publikisht ndjenjat e saj përmes një mesazhi të ngrohtë, duke theksuar rëndësinë që ai ka në jetën e saj dhe duke i uruar sa më shumë lumturi në këtë etapë të re.
Postimet kanë marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit, jo vetëm për festën, por edhe për paraqitjen e Xhoanës, e cila është komentuar për ngjashmërinë me artisten Loredana.
Kështu, përveç festës së ditëlindjes, në fokus ka qenë edhe çifti, që vazhdon të tërheqë interes në rrjet.

Lini një Përgjigje