
Opinionistja e “BBV 3” ka folur për herë të parë pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se Lei Kraja i ka marrë vendin e punës Zhaklinës.
Intervista e saj në “Pushime On Top” ka nisur ndryshe nga ato me personazhet e tjera.
Për një moment, ajo dhe Eni Shehu kanë marrë rolin e moderatorëve dhe me shaka, kanë prezantuar si të ftuarën e tyre Lei Krajën.
“Le ta nisim intervistën tani, sepse ti Zhaklin je e ftuara ime, më ke marrë vendin e punës”, tha Lei Kraja.
"Jo Lei, më duket se ma ke marrë ti mua vendin e punës…”, i përgjigjet Zhaklin Lekatari.
Eni Shehu tregoi edhe njëherë për nisjen e sezonit, kohë në të cilën ai ka dashur shumë që në krah të kishte Lekatarin si bashkëmoderatore.
“Ftesën për ‘Pushime On Top’ e kam refuzuar unë, pavarësisht se Enin e dua shumë, njihemi prej kohësh dhe kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Por rastisi në periudhën që BBV sapo kishte mbaruar dhe unë s’ndihesha gati. Eksperienca si opinioniste ka qenë e lodhshme dhe nga ana tjetër, ‘Pushime On Top’ është një projekt që të merr shumë kohë dhe angazhim”, tha ish-opinionistja e 'BBV 3'.
Lini një Përgjigje