TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Qershor 2025, 17:40

Uanda Nara fut në mendime fansat: Po flas me një futbollist që luan në Botërorin e Klubeve, nuk do ta zbuloni kurrë emrin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Uanda Nara fut në mendime fansat: Po flas me një futbollist që

Ndërsa vazhdon përballjen me një proces të ndërlikuar divorci nga ish-bashkëshorti Mauro Ikardi, Uanda Nara është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Showgirl-i dhe menaxherja argjentinase ka zbuluar gjatë një telefonate me emisionin “Tarde de Tertulia” në Argjentinë se është duke komunikuar me një futbollist që aktualisht është i angazhuar në Kupën e Botës për Klube.

Kur zgjohem, kam shumë mesazhe në “WhatsApp”. Po e ndjek Kupën e Botës për Klube, por në një mënyrë të veçantë. Po flas me një futbollist që luan atje. Kush është ai? Nuk do ta zbuloni kurrë.”

Deklarata e saj mjaftoi për të ndezur rrjetet sociale, ku nisën menjëherë spekulimet për identitetin e lojtarit misterioz. Shumë ndjekës kanë sugjeruar se ai mund të jetë pjesë e PSG-së, sidomos pas faktit që Uanda është parë kohët e fundit në Mynih gjatë finales së Ligës së Kampionëve. Megjithatë, ajo i ka mohuar me vendosmëri zërat që e lidhin me Ashraf Hakimin.

Uanda Nara vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e futbollistit, duke e lënë publikun dhe fansat në mëdyshje dhe duke nxitur një tjetër valë thashethemesh në arenën ndërkombëtare të showbiz-it dhe sportit.

uanda nara modelja argjentinase

Lini një Përgjigje