TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Shtator 2025, 15:38

Vërtetohen teoritë konspirative? Zbulimi shkencor: Kujtesa e njeriut mund të fshihet në laborator

Shkruar nga Pamfleti

Vërtetohen teoritë konspirative? Zbulimi shkencor: Kujtesa e njeriut

Një zbulim i ri shkencor nga Japonia ka tërhequr vëmendjen e botës akademike dhe mjekësore. Studiuesit japonezë pretendojnë se kanë arritur të gjejnë një mënyrë për të dobësuar ose madje për të fshirë kujtime të mësuara motorike, përmes një teknike të veçantë me dritë blu.

Sipas Universitetit të Tokios, shkencëtarët kanë përdorur lazer me dritë blu për të synuar lidhje të caktuara në tru, duke zvogëluar të ashtuquajturat “gjemba kujtese”, struktura mikroskopike që ruajnë kujtimet. Kjo ka bërë të mundur që tek minjtë të zhduket një aftësi e mësuar, pa dëmtuar kujtime apo shkathtësi të tjera.

Ky eksperiment u konsiderua një hap gjigand përpara pasi për herë të parë u bë e mundur manipulimi i kujtimeve në mënyrë selektive duke fshirë vetëm një aftësi ose kujtim të caktuar, ndërsa pjesa tjetër e memories mbeti e paprekur.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo metodë është ende në fazë shumë të hershme dhe është aplikuar vetëm tek kafshët. Kalimi tek njerëzit shihet si tepër i ndërlikuar dhe i rrezikshëm, pasi kërkon ndërhyrje gjenetike dhe procedura invazive që sot nuk janë të aplikueshme klinikisht.

Pavarësisht kufizimeve, zbulimi ngre mundësinë që në të ardhmen kjo teknologji të përdoret për trajtimin e kujtimeve të padëshiruara apo traumave tek pacientët. Por bashkë me shpresën, vijnë edhe dilemat etike: kush do të vendosë se cilat kujtime duhen fshirë dhe si ruhet integriteti i kujtesës njerëzore?

Për momentin, shkenca ka dhënë vetëm një provë se kujtimet vërtet ruhen në sinapse të veçanta dhe se ato mund të manipulohen. Por rruga nga laboratori i minjve deri tek trajtimet për njeriun mbetet e gjatë.

Ky studim i jep ‘zë’ teorive konspirative, sipas të cilave industria e argëtimit, ndërhyn në kujtesën e këngëtarëve dhe aktorëve. Rasti më i fundit ishte ai i Ariana Grande. Këngëtarja u pyet për koncertin e saj të radhës dhe ajo çuditi me përgjigjen: Më duhet të pyes, sepse isha në një klinikë dhe ‘ata’ më fshinë kujtesën…..

kujtesa fshirje

Lini një Përgjigje