Një video ku Stenaldo, banor i Big Brother VIP Albania, shfaqet duke drejtuar një makinë me shpejtësi rreth 50 km/orë është përhapur në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime.
Pamjet tërhoqën vëmendje pasi Stenaldo është i verbër dhe fakti që ai po drejtonte një automjet shkaktoi diskutime online.
Pas publikimit të videos, tezja e tij reagoi në një intervistë televizive. Ajo sqaroi se pamjet janë regjistruar pesë vite më parë dhe se bëhej fjalë për një provë të shkurtër. Sipas saj, Stenaldo kishte pranuar të provonte makinën e një shoku dhe në momentin e xhirimit kanë qenë të pranishëm familjarë dhe persona të tjerë.
Ajo shtoi se ai pëlqen eksperiencat me adrenalinë dhe se komentet negative në rrjet nuk ndikojnë tek familja.
“Ai do të provojë gjithçka! Ajo video është bërë 5 vjet më parë, dhe e ka bërë xhiron me shokun e tij që kishte dëshirë t’ia provonte makinën. Ne kemi qenë të gjithë aty, ka bërë një xhiro të shkurtër dhe ai e ka qejf adrenalinën! Komentet negative nuk na bëjnë përshtypje për videon me makinë”, u shpreh tezja e Stenaldos.
Lini një Përgjigje