
Sonte pritet që Xheneta Fetahu të futet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” me një mision të veçantë, që pritet të nxisë dinamika mes banorëve dhe të sjellë reagime të forta në studio dhe në publik. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e produksionit të BBVK.
Pas përfundimit të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, ku ajo mbajti një nga pozicionet më të përfolura dhe arriti deri në finale si një nga konkurrentet më të komentura, Xheneta ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me spektatorët dhe media rozë.
Çfarë pritet të ndodhë sonte?
Sipas burimeve jozyrtare nga produksioni, Xheneta do të hyjë në shtëpi jo si konkurrente e re, por me një mision të veçantë, që mund të ndryshojë atmosferën brenda shtëpisë dhe përgjigjet e banorëve ndaj sfidave të formatit.
Kjo lloj hyrjeje nuk është i panjohur në formatet “Big Brother”, ku ish‑banorë ose figura të njohura futen për të sjellë surpriza, për të provokuar banorët ose për të sjellë mesazhe të rëndësishme për lojën.
Xheneta Fetahu u bë një nga figurat më të komentueshme të BBVK3, jo vetëm për praninë e saj të drejtpërdrejtë dhe personalitetin e fortë, por edhe për lidhjen e përfolur me banorë të tjerë brenda shtëpisë gjatë sezonit, përfshirë raportin me Gjestin që mbeti temë diskutimi për shumë javë.
Në edicionin e kaluar, lidhja e tyre u komentua gjerësisht nga publiku dhe mediat, duke shkaktuar debate të shumta rreth rolit të saj në lojë, qëndrimeve të saj ndaj konkurentëve dhe mënyrës si ajo e menaxhoi veten jashtë edhe pas largimit nga shtëpia.

Lini një Përgjigje