TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Tetor 2023, 13:32

Xhoana ri futet në vilë, Denisi në lidhje me motrën e Xhesjanës; çfarë ndodhi në Love Island Albania

Shkruar nga Pamfleti

Xhoana ri futet në vilë, Denisi në lidhje me motrën e

Mbrëmjen e djeshme ‘Love Island Albania’ hapi një televotim ku publiku votoi për ishullorin që dëshironte të rikthente në vilën e dashurisë nga të larguarit.

Mes Sergei, Iris, Salion, Glen, Artemis, Ilda, Sofiela, Erato, Stiv, Emiljano, të gjithë të larguar nga Love Island Albania, publiku zgjodhi të fuste sërish brenda vilës Xhoanën.

Ajo ishte ishullorja më e votuar nga publiku dhe ka 72 orë kohë për të bërë për vete njërin nga djemtë e vilës. Ishullorët mbetën të habitur pasi ata nuk e prisnin ri futjen e një prej ishullorëve të larguar.

Më të befasuar nga të gjithë mbetën Arlindi me Uedën, të cilët tani bëjnë si të dashuruar me njëri-tjetrin. Se si do të vazhdoj marrëdhënia e tyre pas futjes së Xhoanës do ta shohim ditët në vazhdim.

Nga ana tjetër,  Olti dhe Ilda kanë zbuluar një detaj që publiku nuk e dinte për dy nga ishullorët aty.

Bëhet fjalë për Xhesjanën dhe Denisin, të cilët duket se njihen më parë.

Më saktë Xhesi, konkurrentja e fundit që u fut si “bombshell” në vilë, është motra e ish të dashurës së Denisit.

Ndërkohë që Denisi e ka mohuar se nuk njihet jashtë, të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe Xhesjana.

Më pas Denisi shtoi: “Dyshoja mos e kishte futur ndonjë person i tretë”.

Në ‘prime-in’ e mbrëmjes së djeshme të ‘Love Island Albania’, u rizgjodhën çiftet, që sikurse autorja dhe moderatorja Luana Vjollca njoftoi, janë zyrtarisht gjysmëfinaliste të këtij sezoni.

 

Rikrijimi i çifteve për këtë javë vazhdon si më poshtë dhe janë zyrtarisht gjysmëfinalistë:

Denisi zgjodhi të bëhet çift me Xhesikën.

Haris zgjodhi të bëhet çift me Amadean.

Everaldo zgjodhi të bëhet çift me Aishën.

Aleksandros zgjodhi të bëhet çift me Eridën.

Arlind zgjodhi të bëhet çift me Uedën.

 

love island albania risite

Lini një Përgjigje