TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Nëntor 2024, 11:22

Zarf gri për Xuxin, ja çfarë vendosi produksioni për banorin e Big Brother Kosova

Shkruar nga Pamfleti

Zarf gri për Xuxin, ja çfarë vendosi produksioni për

Gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” ka ardhur një zarf gri. Mbrëmjen e së premtes në spektakël është hapur zarfi dhe banorët kanë mësuar përmbajtjen.

Aty thuhet se do hapet një votim që do zgjasë shumë pak dhe do të vendosë për fatin e Xuxit.

“Kam përcjellë me shqetësim atë se ç’ka ka ndodhur. Për veprimin e Xuxit, ia kemi lënë në dorë publikut që përmes votave do të vendosin se a do të qëndrojë ai në shtëpi”, thuhet në vendim.

Me 66.1% të votave, publiku ka vendosur që Xuxi ta vazhdojë qëndrimin në Big Brother VIP Kosova 3.

Qëndrimit të Xuxit në shtëpi iu gëzuan të gjithë banorët, të cilët e priten me duartrokitje.

xuxi zarfi gri

Lini një Përgjigje