
Një ndër arsyet e futjes së personazheve në shtëpinë e famshme të BBV, është se të ‘shtron rrugën’ (të paktën për një vit) të një karriere, që kush di, e shfrytëzon për më gjatë.
Tani “Big Brother” mbaroi, por u sigurua që disa nga bashkëpunëtorët e tij dhe finalistët mos t’i linte pa punë këtë verë.
Mësohet se opinionistja e “BBV2” Zhaklin Lekatari këtë sezon do të jetë bashkëprezantuese me Eni Shehun.
Ndërsa finalisti i këtij edicioni të “BBV2”, Krist Aliaj do të jetë pjesë e jurisë së “She’s on Top”.
Duket se dëshira e Zhakut për të qenë në një vend me Kristin u realizua.
Kjo është hera e parë që Zhaklin Lekatarin do ta shohim në rolin e prezantueses dhe gjithashtu hera e parë që Kristin do ta shohim anëtar të një jurie
Lini një Përgjigje