
Në shekullin e digjitalizimit shohim gjithnjë e më shumë që gjithçka po ndodh virtualisht, madje edhe “divat” po prodhohen më shumë në rrjetet sociale se në ekran, apo skenë. Të shumta janë blogeret që po arrijnë të bëhen pjesë e ekraneve. Kontributi i tyre: simpatike dhe dinë të shesin. Po, shitëse! Ama, shitëse virtuale.
Madje deliri i tyre arrin deri aty, sa pretendojnë të blejnë edhe apartamente vetëm me postime në Instagram dhe TikTok, njësoj sikur po blejnë një çantë (nga ato të lirat). Rasti në fjalë u bë meme në rrjet.
Rizarta Hoxha është një ndër blogeret që arriti të penetrojë në ekran, falë pjesmarrjes së saj në Big Brother Vip Albania. Asnjë kundërshtim për fizikun e saj të këndshëm, madje edhe për videot që ajo poston në rrjetet e saj sociale.
Por, Rezi ishte e ftuar në ‘Rrethi Katror’, rubrikë e ‘E Diell’ dhe e pyetur (më saktë e provokuar) nga Bledi Mane se kush është president i Shqipërisë, Rizarta përgjigjet: Ilir Meta, që është në burg?!
I shokuar, gazetari thotë: Vazhdojmë me Fredin.
Menjëherë ka ndërhyrë Manushi, për të ‘zbutur’ pak situatën: Ç’rëndësi ka! Ajo ka ngelur aty, tek ai.
Meqë blogeret po ‘mbijnë’ si kërpudhat pas shiut, mirë do ishte që gjithë ‘talentin’ ta lënë aty, në rrjetet sociale. Si i thonë një fjale: Këpucar, rri tek këpuca! /Pamfleti
Lini një Përgjigje