TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Shkurt 2026, 20:45

Zyrtarizoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Arsyeja pse nuk fola kurrë për të!

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtarizoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Arsyeja pse nuk fola kurrë
Capital T-Adrola Dushi

Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T vendosi t’u japë fund spekulimeve duke konfirmuar publikisht lidhjen e tij me modelen Adrola Dushi. Pas muajsh aludimesh në rrjet, reperi pranoi raportin gjatë një interviste në “Grida Duma Podcast”.

I pyetur për jetën personale dhe qëndrimin e tij të rezervuar ndaj mediave, Capital T sqaroi se zgjedhja për të mos folur më herët nuk kishte të bënte me fshehje, por me dëshirën për ta ruajtur lidhjen nga ekspozimi i tepërt.

“Pavarësisht zgjedhjes time për me mbajt një privatësi, nuk është sekret. S’ka qenë zgjedhje me majt sekret, ka qenë zgjedhje me majt privatësi”, u shpreh ai gjatë bisedës.

Reperi theksoi se nuk ndihet rehat të dalë në media për të diskutuar çështje personale, duke shtuar se shumë prej gjërave janë tashmë të ditura për publikun. Sipas tij, në një kohë kur çdo detaj bëhet publik brenda pak sekondash, mbrojtja e jetës private është forma më e mirë për të ruajtur atë që ka vërtet rëndësi.

“Normal që senet që janë të rëndësishme për ty i run me fanatizëm, do me i mbrojt çka do që ka rëndësi për ty”, tha Capital T, duke theksuar se kjo ka qenë filozofia e tij edhe në këtë raport.

Konfirmimi i lidhjes në një datë simbolike si 14 shkurti u interpretua nga fansat si një gjest i qartë për ta zyrtarizuar marrëdhënien, ndërsa çifti vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

 

Lini një Përgjigje