Sport 4 Mars 2023, 19:29

Eros Grezda e nis me këmbën e mbarë, sulmuesi shqiptar gjen golin me ekipin ku u rikthye ps një viti e gjysmë

Shkruar nga Pamfleti

Eros Grezda e nis me këmbën e mbarë, sulmuesi shqiptar gjen golin

Eros Grezda e ka nisur me këmbën e mbarë eksperiencën e tij të dytë me skuadrën e  ZTE në Hungari. Futbollisti i kombëtares shqiptare, ka shënuar që në ndeshjen e tij të parë te klubi ku u rikthye pas një viti e gjysmë.

Grezda u transferua në Hungari në janar, pas një eksperience jo edhe aq të lumtur në radhët e Manisa në kategorinë e dytë turke. Ai ishte në stol në ndeshjet e kaluara të ZTE dhe sot u aktivizua që nga minuta e parë në duelin ndaj Paks në transfertë.

Grezda la shenjë duke shënuar golin e 2-1 për skuadrën e tij në minutën e 32 të takimit, duke treguar se nëse është në formë të mirë, mund të jetë përsëri vendimtar siç ishte para se të niste kalvari i tij i gjatë i dëmtimeve që e kanë penalizuar jo pak herë në karrierë.

eros grezda sulmuesi i kombëtares shqiptare skuadra hungareze zte