Sport28 Mars 2023, 20:05

10-vite nga dëmtimi në tru, a do të shërohet Majkëll Shumaker?

Shkruar nga Pamfleti

10-vite nga dëmtimi në tru, a do të shërohet Majkëll

Kanë kaluar pothuajse 10 vjet që kur shtatë herë kampioni i botës në F1, Majkëll Shumaker, në resortin dimëror francez të Meribel, e la atë të shtrirë në shtrat me një dëmtim në tru.

Informacionet e sakta për gjendjen e tij shëndetësore nuk ekzistojnë, pasi familja e tij është jashtëzakonisht e kursyer në deklarata dhe sidomos në rrjedhje të informacioneve.

Karakteristikë është deklarata e Edi Xhordan, pronar i skuadrës F1 me të njëjtin emër deri në vitin 2005, i cili tha se Korina, gruaja e Shumit, nuk e ka lejuar ta vizitojë atë "për ta mbrojtur". Në vijim, Xhordan tha se Korina ka jetuar si e burgosur, gjatë gjithë këtyre viteve.

Megjithatë, duket se shpresa për Majkëll Shumaker nuk ka humbur plotësisht dhe sipas informacioneve të shtypit spanjoll, familja e tij do të zhvendoset nga Zvicra në Majorka, në mënyrë që multikampioni të vazhdojë rehabilitimin atje me ndihmën e ekipit të tij mjekësor.

Ky vendim dyshohet se është marrë nga Korina Shumaker, ndërsa faqja "majorcadailly" raporton, se familja Shumaker ka blerë pasuri të paluajtshme pranë “Port d'Antratx” vitet e fundit, ndërsa dëshira e saj është të vendoset në "Villa Yasmin", me vlerë rreth 30 milionë euro.

‘Villa’, e cila ishte shtëpi pushimi e familjes dhe tani do të shndërrohet në rezidencë kryesore, është blerë nga Korina Shumaker në vitin 2018 dhe ka, ndër të tjera, dy pishina, një palestër dhe një helikopter. Tani nevojat e shtuara për kujdes të Majkëll Shumaker kërkojnë krijimin e një njësie spitalore moderne.

majkëll shumaker ish-kampioni i botës në f1