Sport28 Mars 2023, 17:49

“Teknikë e shkëlqyer edhe me kostum”, ‘The Sun’ shkruan për Silvinjon: Jep spektakël me topin edhe si trajner

Shkruar nga Pamfleti

“Teknikë e shkëlqyer edhe me kostum”, ‘The

Trajneri Silvinjo debutoi me humbje në drejtimin e Kombëtares kuqezi ndaj Polonisë në ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Media britanike “The Sun” i ka dedikuar një artikull 48-vjeçarit brazilian.

“Braziliani e filloi karrierën e tij si futbollit te Korinthinas dhe në vitin 1999 u transferua tek Arsenali duke luajtur 80 ndeshje në dy sezone. Më pas shkoi në Spanjë tek ekipi i Selta Vigos. Dhe në 2004-ën u transferua tek Barcelona, aty ku ndihmoi katalanasit të fitonin tre herë La Ligën dhe dy herë Champions League në vetëm pesë sezone. Karriera e tij si futbollist përfundoi në  vitin 2010, pas një sezoni tek Mançester Siti. Dhe ky person nuk është tjetër veçse Silvinjo. Ai tani ndodhet në krye të ekipit kombëtar të Shqipërisë pas periudhave menaxheriale me Lionin dhe Korinthiasin.

Ndihmësi i tij është ish-ylli i Mançester Sitit dhe Argjentinës, Pablo Zabaleta. Dyshja bënë debutimin e tyre si menaxherë në Shqipëri me humbjen e mbrëmshme 1-0 ndaj Polonisë në kualifikueset e “EURO 2024”.

Silvinjo bëri një lëzivje teknike të shkëlqyeshme. Ai kontrolloi bukur një top që ra nga qielli me një prekje të shpejtë të këmbës. Dhe këtë e bëri teksa ishte i veshur me një kostum duke qendruar në vijën anësore”, shkruhej në artikullin e “The Sun”.

Tifozët sigurisht që ishin të emocionuar, me njërin që tha: “Teknika e Silvinjos është spektakolare”.

Një tjetër shtoi: “Në kulmin e karrierës së tij.”

silvinjo trajneri i shqipërisë