
Bajron Moreno, arbitri i njohur nga Ekuadori, i cili u bë i famshëm pas eliminimit të Italisë nga Kupa e Botës në vitin 2002 për shkak të gjykimit të tij skandaloz, është bërë sërish protagonist së fundmi.
Ish-arbitri meksikan bëri “famë” në ndeshjen e Kupës së Botës që u zhvillua në Kore dhe Japoni, kur në sfidën mes Koresë së Jugut dhe Italisë i mohoi “Axurrëve” kualifikimin në çerekfinale, teksa me gjykimin e tij favorizoi aziatikët.
Së fundmi, 53-vjeçari është rikthyer në vëmendje, teksa arbitronte një ndeshje të një turneu amator në vendlindjen e tij.
Nga video e cila është bërë virale, shihet se si një prej futbollistëve e shtyn nga pas Morenon duke e përplasur në tokë.
Ish-arbitri ngrihet menjëherë nga toka dhe nuk reagon, ndërsa lojtarët e tjerë i afrohen për ta kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull.
Nga video e cila është bërë virale, shihet se si një prej futbollistëve e shtyn nga pas Morenon duke e përplasur në tokë. Kështu, edhe pse kishte “humbur” prej kohësh, Moreno mesa duket e gjen gjithnjë mënyrën për t’u bërë protagonist.
#Guayaquil
— Minuto & Medio (@MinMedio) March 26, 2023
El ex árbitro mundialista Byron Moreno, fue agredido en la final de un torneo de fútbol amateur pic.twitter.com/B9pBPoyukK