Sport28 Mars 2023, 17:27

Tenisti legjendar gjerman rrëfen 8 muajt në burg: Rrija në të njëjtën dhomë me vrasës dhe shpërndarës droge

Shkruar nga Pamfleti
Tenisti legjendar gjerman rrëfen 8 muajt në burg: Rrija në

Tenisti legjendar gjerman, Boris Beker foli publikisht për herë të parë për tetë muajt që kaloi në burg në Angli.

Ish-trajneri i Novak Gjokoviç u dënua me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të falimentimit të shpallur në vitin 2017. Ai e kaloi pjesën e parë në burgun famëkeq Wansworth, më vonë u transferua në një institucion tjetër HMP Huntercombe, i cili është një strukturë me rrezik më të ulët, përpara se të dëbohej në Gjermani pas tetë muajsh.

- Askush nuk mund të të përgatisë atë që të pret në burg. Unë kam parë disa shfaqje për jetën atje, por nuk është aq e frikshme sa është live. Çdo ditë është e rëndë dhe një ndëshkim i vërtetë dhe kushdo që thotë të kundërtën gënjen, tha Beker.

Ai tregon se vazhdimisht rrotullohej, pasi kishte frikë se mos e lëndonte dikush.

- Brenda ka vrasës, shpërndarës droge dhe të gjithë ndajmë të njëjtën dhomë ku hamë ushqimet tona. Unë shikoja vazhdimisht pas shpine, sepse nuk je kurrë i sigurt se dikush nuk do të të lëndojë. Mësova shumë dhe ndoshta forcën metalike që mora kur isha një atlet i mirë, shpjegoi gjashtë herë kampioni i Grand Slam-it dhe ish-numri një i botës.

boris beker tenisti legjendar gjerman