TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2025, 18:24

13 përfaqësuese të kualifikuara zyrtarisht në Kupën e Botës, kush janë 2 kombëtaret që e kanë për herë të parë pjesëmarrjen

Shkruar nga Pamfleti

13 përfaqësuese të kualifikuara zyrtarisht në Kupën e

Botërorit 2026 është një vit larg nga fillimi i tij. Janë plot 13 përfaqësuese, që kanë siguruar tashmë biletën e tyre.

Kanadaja, Meksika dhe Amerika, e kishin siguruar vendin e tyre si vende pritëse. Skuadra e parë që siguruoi kualifikimin ishte e Japonisë. Më pas pasuan Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Korea e Jugut, Jordania, Australia, Brazili dhe Ekuadori.

Australia, Brazili dhe Ekuadori e siguruan kualifikimin dje. Uzbekistani dhe Jordania do e kenë për herë të parë si pjesëmarrje.

Plot 48 përfaqësuese do të marrin pjesë në këtë Botëror, si asnjëherë tjetër. Kualifikueset ndërkohë do të zgjasin deri në fundin e marsit të ardhshëm.

kupa e botës jordania uzbekistani

Lini një Përgjigje