Sport 7 Qershor 2023, 21:08

5 muaj më parë u dënuan për trukime ndeshjesh, Osasuna rrezikon përjashtimin nga Liga e Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

5 muaj më parë u dënuan për trukime ndeshjesh, Osasuna

Një nga klubet spanjolle që siguroi të drejtën për të luajtur në Europë në edicionin e ardhshëm, Osasuna, mund ta humbasë vendin në Ligën e Konferencës. Shkak është bërë një dënim që ka marrë pak muaj më parë nga drejtësia në Spanjë, për trukime ndeshjesh, edhe pse i përket një periudhe të një dekade më parë.

UEFA ka hapur hetim rreth klubit të Osasunës, i cili është dënuar për manipulime rezultatesh të ndeshjeve në sezonet 2012-2013 dhe 2013-2014. UEFA mund të vendosë përjashtimin e këtij ekipi nga aktiviteti i edicionit të ardhshëm, duke i bërë vend Atletik Bilbaos.

Drejtuesit e Osasunës u shpallën fajtorë për trukime, pasi i kishin paguar 400 mijë euro Betisit që të mundte Vajadolidin dhe 200 mijë euro të tjera që më pas të mundeshin përballë Osasunës. Këto nuk ishin pagesat e vetme, pasi është zbuluar se janë bërë pagesa prej 150 mijë euro për Deportivo La Korunjën dhe 400 mijë euro për Getafen.

Kaq mjafton që UEFA të ketë hapësirë juridike të vendosë për përjashtimin e klubit në fjalë për trukime ndeshjesh, pasi dënimi është dhënë në janarin e këtij viti.

osasuna liga e konferencës uefa