Sport 7 Qershor 2023, 19:20

Pas vitit të parë në Arabi, asetet e Kristiano Ronaldos u rritën me 50%, ja sa është në të vërtetë pasuria e grumbulluar e CR7

Shkruar nga Pamfleti

Pas vitit të parë në Arabi, asetet e Kristiano Ronaldos u

Një publikim i specializuar ndërkombëtar, ka zbuluar përmes një materiali të redaktuar së fundmi, se çfarë pasurie ka në të vërtetë Kristiano Ronaldo. Interesant është fakti se një pjesë e mirë e shumës, u grumbullua në muajt e fundit në Arabinë Saudite, ku ylli portugez luajti për Al Nassr.

CR7 mund të gëzojë ende të qenit futbollisti më i paguar në planet. Ylli portugez befasoi botën në janar të këtij viti, kur la futbollin elitar europian dhe zgjodhi të transferohej tek Al Nasr në Arabinë Saudite. Megjithatë, kontrata që i ofruan arabët ishte e parezistueshme: 200 milionë euro në vit!

Shuma është kolosale. “Celebrity Net Worth” zbuloi se para transferimit të tij te skuadra arabe, portugezi kishte një vlerë neto prej 500 milionë euro. Por duke pasur parasysh pagën e tij në Arabinë Saudite, Ronaldo do ta mbyllë vitin 2023 me një shumë të rritur ndjeshëm.

Asetet e CR7, duke përfshirë shtëpitë, makinat luksoze etj, janë rritur me gati 50% dhe ai do të përfundojë me një pasuri prej 700 mijë eurosh, thekson burimi i përmendur, cituar nga “Diario Gol”.

Duke parë nga e ardhmja, portugezi ka siguruar jetën e tij, të fëmijëve, si dhe të nipërve të tij”, shkruan media portugeze. Gjithsesi, Kristiano Ronaldo ka ende një kontratë me Al Nassr deri më 30 qershor 2025, kështu që ai do të ketë ende kohë për të mbledhur pasurinë e tij.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez