
Kristiano Ronaldo i ka propozuar Xheorxhina Rodrigez për martesë pas tetë vitesh lidhjeje, duke emocionuar fansat në mbarë botën.
Lajmi u konfirmua përmes një postimi në Instagram, ku Xheorxhina ndau një foto të dorës së saj mbi dorën e Ronaldos, duke ekspozuar një unazë me diamant oval.
Ajo e shoqëroi imazhin me fjalët: “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia”. Ky mesazh tregon qartë se Ronaldo i ka bërë propozim për martesë Xheorxhinës.
Çifti u njoh në vitin 2016, kur Xheorxhina punonte në një dyqan Guçi në Madrid dhe Ronaldo erdhi aty për të blerë. Pas këtij propozimi, Ronaldo duket i gatshëm të përkushtohet më thellë ndaj familjes së tij dhe të kalojë më shumë kohë me të dashurit, përfshirë fëmijët e tij.
Ky hap i ri në jetën personale të yllit portugez mund të sinjalizojë edhe një perspektivë të ardhshme që përqendrohet më shumë në familje dhe ndoshta një pensionim të afërt nga futbolli.

Lini një Përgjigje