TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2026, 15:44

9 mln dollarë vetëm për pjesëmarrjen, 50 mln dollarë për fituesin e Kupës së Botës; FIFA “lan” me flori ekipet

Shkruar nga Pamfleti
9 mln dollarë vetëm për pjesëmarrjen, 50 mln dollarë
kupa e botës

Këshilli i FIFA-s zhvilloi një mbledhje të martën në Vancouver të Kanadasë, ku u shqyrtuan kërkesat e 48 federatave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026. Sipas vendimeve të marra, institucioni më i lartë i futbollit botëror ka miratuar rritjen e ndjeshme të fondit të shpërblimeve për skuadrat pjesëmarrëse dhe veçanërisht për ekipet që renditen në vendet e para.

Rritje e fondit total dhe mbështetje për delegacionet

Në deklaratën zyrtare bëhet e ditur se fondi total i shpërblimeve arrin në 871 milionë dollarë, rreth 15% më shumë se parashikimi fillestar. Gjithashtu, fonde shtesë janë parashikuar për delegacionet që do të qendrojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, me qëllim mbulimin e kostove më të larta të organizimit dhe logjistikës.

Shpërblimet sipas renditjes

Edhe pse diferencat mbeten të ndjeshme, FIFA ka përcaktuar shpërblime për çdo fazë të renditjes:

Kampion i botës: 50 milionë dollarë (42,6 milionë euro)

Finalisti: 33 milionë dollarë (28,1 milionë euro)

Vendi i tretë: 29 milionë dollarë (24,7 milionë euro)

Vendi i katërt: 27 milionë dollarë (23 milionë euro)

Vendet 5–8: 19 milionë dollarë (16,2 milionë euro)

Vendet 9–16: 15 milionë dollarë (12,8 milionë euro)

Vendet 17–32: 11 milionë dollarë (9,4 milionë euro)

Vendet 33–48: 9 milionë dollarë (7,7 milionë euro)

Biletat dhe të ardhurat

Sipas të dhënave, të ardhurat nga biletat e rezervuara pritet të arrijnë në rreth 16 milionë dollarë, duke reflektuar interesin e lartë për këtë edicion të zgjeruar të turneut.

Organizimi i turneut

Kupa e Botës 2026 do të nisë më 11 qershor dhe do të zhvillohet në tre vende: Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Ky do të jetë edicioni i parë me 48 ekipe pjesëmarrëse.

Shqipëria dhe Kosova jashtë turneut

Shqipëria dhe Kosova tentuan të sigurojnë një vend historik në këtë Botëror, por u eliminuan në fazën e “play-off”-it, duke mbetur jashtë kompeticionit.

kupa e botës ekipet pjesëmarrëse

Lini një Përgjigje