Sport25 Shkurt 2024, 22:03

Abissnet Superiore dhe Kupa e Shqipërisë/ FSHF publikon datat dhe oraret e ndeshjeve deri në pauzën e Kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Abissnet Superiore dhe Kupa e Shqipërisë/ FSHF publikon datat dhe

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 26 e deri në javën e 28 dhe kur do të luhen ndeshjet e dyta çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. 

Java e 26 e “Abissnet Superiore” do të luhet më datë 1 dhe 2 mars, ndërsa në mesjavë do të zhvillohen takimet e dyta çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste. 

Më pas, java e 27 e “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën më 10 mars dhe të hënën më 11 mars, ndërsa java e 28 është e programuar për t’u zhvilluar në fundjavë më 16 dhe 17 mars. 

Abissnet Superiore:

JAVA 26

01.03.2024
Laçi-Skënderbeu 13:30
Egnatia-Dinamo 13:30
Partizani-Kukësi 17:00

01.03.2024
Vllaznia-Tirana 17:00
Teuta-Erzeni 17:00

JAVA 27

10.03.2024
Erzeni-Partizani 14:00
Tirana-Egnatia 17:00

11.03.2024
Kukësi-Laçi 14:00
Dinamo-Teuta 17:00
Skënderbeu-Vllaznia 17:00

JAVA 28

16.03.2024
Erzeni-Laçi 14:00
Teuta-Partizani 17:00
Skënderbeu-Egnatia 17:00

17.03.2024
Kukësi-Vllaznia 14:00
Tirana-Dinamo City 17:00

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:

05.03.2024
Egnatia-Laçi 13:30
Partizani-Kukësi 17:00

06.03.2024
Tirana-Teuta 13:30
Vllaznia-Erzeni 17:00


 

abissnet superiore kupa e shqipërisë fshf