
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Çmimin e Madh të Katalunjës në MOTO GP, me kampionin e Botës në fuqi, Françesko Banjaja që u bë pjesë e një aksidenti të frikshëm.
Gjithçka ndodhi në kthesën e parë të xhiros së parë, ku disa motorë u përplasën me njëri-tjetrin dhe disa pilotë ranë në tokë.
Gjithsesi “Pecco” Banjaja ra në mes të pistës dhe u shtyp në këmbë nga një motor KTM, gjë që bëri menjëherë të ngrihej flamuri i kuq dhe të ndërpritej gara.
Siç bëjnë me dije mediat, piloti italian nuk ndodhet në rrezik për jetën, por skenari më i keq është që ai të ketë thyer të dyja këmbët.
Kjo gjë mund t’i kushtojë sezonin, të cilin ai e udhëhiqte me 251 pikë, duke qenë pretendenti kryesor për të fituar titullin e dytë radhazi.
#Motogp #CatalanGP
— Gianni leone (@Gianni33007) September 3, 2023
Disastro, #Bagnaia non ci voleva proprio ???????? pic.twitter.com/x6tvBfp1oZ
Lini një Përgjigje