TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2023, 22:03

Sulmuesi shqiptar dhuron “show” në elitën e futbollit suedez, 24-vjeçari i jep tre pikët e arta skuadrës së tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar dhuron “show” në elitën e futbollit

Sulmuesi shqiptar Albion Ademi, ishte heroi i Varnamos në elitën e futbollit suedez, në përballjen ndaj Elfsborgut. 24-vjeçari realizoi golin e fitores në triumfin 1-0, duke i dhuruar kështu 3 pikë të arta skuadrës së tij. 

Një realizim me të vërtet fantastik nga Ademi, që depërtoi bukur nga e djathta dhe pas një kombinimi mjaft të mirë, arriti të përshëndeste rrjetën nga pozicioni diagonal. Një gol për notën 10 ky i shqiptarit. 

Ky ishte goli i dytë në 19 ndeshje për Ademin që gjithashtu ka arritur të kontribuojë edhe me dy asiste. 

albion ademi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje