Sport26 Shkurt 2023, 20:32

Almeria shkakton surprizën e madhe, humbja e dytë në La Liga për Barcelonën, rihapet lufta për titull në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Almeria shkakton surprizën e madhe, humbja e dytë në La Liga

Tjetër zhgënjim në radhët e Barcelonës. Pas eliminimit nga Liga e Europës, katalanasit e Ksavit, regjistruan mbrëmjen e sotme humbjen e dytë në kampionat, teksa u mposhtën nga Almeria me rezultatin 1-0, duke bërë që diferenca me Realin e vendit të dytë të ngushtohet në 7 pikë kur janë luajtur 23 javë.

Se do të ishte një ndeshje e vështirë për katalanasit u pa që në minutën e 24, kur sulmuesi nga Mali, Ture ndëshkoi portierin e katalanasve, Ter Shtegen. Edhe pse në fushë Çavi nuk ishte kursyer, duke hedhur nga minuta e parë emra të rëndësishëm si Pedri, Gavi apo polakun Levandovski, ky ekip dukej i pafuqishëm për të bërë diçka.

Skuadra e Ksavit do të kërkojë të rikthehet te fitorja në duelin e radhës ndaj Valencias në shtëpi, ndërkohë që Almeria do të përballet sërish brenda me Vijarealin.

Me këtë rezultat, Barcelona kryeson sërish, por diferenca me Realin e Madridit ndjekës tashmë është vetëm 7 pikë.

almeria barcelona la liga