
Bajerni i Mynihut nuk përmbahet përballë Unionit të Berlinit. Bavarezët e mbyllën në avantazh 3-0 pjesën e parë kundër skuadrës kryeqytetase, që ka qenë surpriza më e bukur e kampionatit gjerman.
Miqtë rezistuan vetëm gjysmë ore lojë. Erik Maksim Çupo Moting ktheu në gol një asist të Kingsli Koman në minutën e 31. Nëntë minuta më vonë erdhi dyfishimi nga ana e Koman, pas asistit të Myler.
Gjermani dhuroi një tjetër asist në minutën e parë shtesë për Jamal Musiala, i cili gjeti golin numër 11 në Bundesliga, si asnjë bavarez tjetër.
Sulmi i skuadrës së Nagelsmann gjendet në formë fantastike. Bajerni kthehet në skuadrën e parë që arrin kuotën e 100 golave sezonalë në të gjithë kompeticionet.
Ndërkohë pritet të mbyllet edhe pjesa e dytë për të kuptuar deri në fund se si do të shkojë kjo sfidë e dy rivalëve për vendin e parë në kampionatin gjerman.
Lini një Përgjigje