
Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.
Në “Estadi de la FAF” (Encamp), 75% e stadiumit do të jetë e mbushur me tifozë kuqezi. Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që të shiten 2100 bileta. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër.
Mbrëmja e 13 nëntorit do të jetë historike për Shqipërinë në rast se fiton dhe, paralelisht, Serbia mundet me Anglinë, kuqezinjtë do të siguronin zyrtarisht “play off”.
Kombëtarja shqiptare u grumbullua të hënën në Barcelonë dhe ditën e djeshme u nis drejt Andorrës, ku sonte në mbrëmje do të luajë “finalen”.
Pas duelit me këta të fundit, kuqezinjtë do të presin Anglinë më 16 nëntor në “Air Albania”.
Lexo më shumë: https://pamfleti.net/sport/avullojne-brenda-48-oreve-biletat-per-andorre-shqiperi-dyndje-tifozesh-kuq-i306551
Lini një Përgjigje