TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2026, 17:48

Arbeloa flet për përballjen me Sitin: Do të jetë e vështirë, ne jemi Reali dhe ja dalim edhe pa Mbape

Shkruar nga Pamfleti

Arbeloa flet për përballjen me Sitin: Do të jetë e

Trajneri i Realit të Madridit, Alvaro Arbeloa, doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Mançester Sitit, duke e cilësuar përballjen si një sfidë të fortë, por shumë të pritur nga tifozët.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, por e bukur dhe shumë e pritur nga tifozët. Do të zbresim në fushë për të fituar dhe me shumë motivim. Champions League është një kompeticion shumë i rëndësishëm për të gjithë ne”, deklaroi Arbeloa.

I pyetur për gjendjen fizike të Kilian Mbape, trajneri i madrilenëve u shpreh se sulmuesi është në përmirësim, por situata e tij do të vlerësohet dita-ditës. “Ai është shumë më mirë. Duhet të shohim çdo ditë si evoluon gjendja e tij. Ka qenë një javë shumë pozitive dhe është rikthyer me ndjesi shumë të mira”, tha Arbeloa.

Sa i përket favoritëve në këtë përballje, ai theksoi se Reali i Madridit nuk ndihet inferior ndaj askujt. “Nëse kam thënë se jemi gjithmonë favoritë, kështu mendoj. Ne jemi Reali i Madridit dhe nuk ndihemi inferiorë ndaj askujt. Mançester Siti është një rival që e njohim mirë dhe gjithmonë shumë i vështirë”, shtoi ai.

Arbeloa komentoi gjithashtu edhe trajnerin e "qytetarëve", Pep Guardiola, për të cilin tha se shpesh sjell elemente të papritura në lojë. “Guardiola gjithmonë përgatit ndonjë surprizë. Edhe kur mendon se e njeh ekipin e tij, ai paraqet diçka ndryshe”, u shpreh trajneri madrilen.

Në konferencë u përmendën edhe deklaratat e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta. Arbeloa reagoi duke ironizuar situatën: “Po, kandidati Laporta… mendoj se ishte ai që katërfishoi pagesat ndaj Hoze Maria Enrikez Negreira. Nuk kam shumë për të shtuar”.

Në fund, trajneri i Realit të Madridit komentoi edhe deklaratat e ish-futbollistit Guti, duke theksuar respektin e tij për figurën e tij në klub. “Kam shumë respekt për të dhe për trashëgiminë që ka lënë te Reali i Madridit”, përfundoi Arbeloa.

 

alvaro arbeloa trajneri i realit të madridit ndeshja me mançester sitin

Lini një Përgjigje