TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2025, 18:39

Arbitri gjerman do të vendosë drejtësi në finalen e Kupës së Kosovës, 39-vjeçari do të fitojë shumën e padëgjuar më parë

Shkruar nga Pamfleti

Arbitri gjerman do të vendosë drejtësi në finalen e

Robert Shroder do të jetë gjyqtari, që do të ndajë drejtësi në finalen e Kupës së Kosovës. Prishtina dhe Llapi do të masin forcat këtë të enjte, në orën 20:00.

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që trupa e gjykimit të jetë nga Gjermania. Për këtë lëvizje raportohet se janë shpenzuar 30 mijë euro, shumë kjo e padëgjuar më parë.

Shroder, 39-vjeç, është gjyqtar i FIFA-s prej vitit 2023. Në Bundesligë ka gjykuar katër ndeshje përgjatë këtij sezoni.

Kjo nuk është finalja e parë për të. Pikërisht në vitin 2023, ndante drejtësi mes Lajpcigut dhe Bajernit të Mynihut, me këta të fundit që fitonin Superkupën e Gjermanisë në rezultatin 3-5.

 

robert shroder arbitri gjerman finalja e kupës së kosovës

Lini një Përgjigje