
Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit. Shqiptari dhe drejtuesit e klubit italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje.
Mësohet se Tare do të firmosë te Milani një kontratë 2-vjeçare. Por ish-futbollisti i Kombëtare shqiptare, do të ketë mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Përsa i përket pagës, sipas mediave italiane, 51-vjeçari do të përfitojë rreth 800 mijë euro në sezon. Vlen të përmendet, se Tare te Milan do të paguhet më pak se Silvinjo te Kombëtarja shqiptare.
Kujtojmë se ky i fundit paguhet 1 milionë euro, duke treguar kështu punën e mirë dhe përmirësimin e ndjeshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Lini një Përgjigje