TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2025, 20:26

Ardon Jashari në “lupën” e Realit, madrilenët kërkojnë t’i prishin punë Milanit dhe futen në garë për mesfushorin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Ardon Jashari në “lupën” e Realit, madrilenët

Pas interesimit të gjatë të Milanit për Ardon Jasharin, në garë për mesfushorin me origjinë shqiptare është futur edhe Reali i Madridit, të paktën kështu raporton sot “Defensa Central”.

Kuqezinjtë kanë kohë që e ndjekin mesfushorin shqiptar, por ofertat e tyre deri më tani nuk janë marrë parasysh nga Klub Bryzh. Klubi belg kërkon 40 milionë euro dhe duket i vendosur në synimin e tij.

Nëse Milani po heziton të paguajë këtë shifër, Reali nuk e ka aspak problem. Përveç 4 transferimeve që janë bërë deri më tani, Çabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit e klubit madrilen edhe një përforcim tjetër në mesfushë.

Edhe pse deri më sot janë përmendur emra “big” si Rodri, Mek Allister, Enzo Fernandez, Vitinja, Barela e ndonjë tjetër, duket se drejtuesit e Realit po mendojnë për një goditje me kosto më të ulët dhe Ardon Jashari mund të jetë zgjedhja perfekte.

ardon jashari mesfushori shqiptar milan real madrid

Lini një Përgjigje