TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2023, 17:35

Armando Broja zbret në fushë pas ndeshjeve të kombëtareve, pritjes i vjen fundi për sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja zbret në fushë pas ndeshjeve të kombëtareve,

Duket se pritjes i ka ardhur fundi. Armando Broja është rikuperuar dhe tashmë prej ditësh po stërvitet intensivisht për t’u rikthyer në fushë në sfidën e ardhshme në Premier Ligë.

Mauricio Poçetino do të ketë një armë më shumë në repartin e sulmit, pasi sulmuesi shqiptar do të jetë nën urdhrat e tij pas ndeshjeve të kombëtareve. Broja humbi dy duelet e kuqezinjve me Çekinë dhe Poloninë për shkak të dëmtimit, por tashmë gjithçka ka marrë fund.

Në duelin që Çelsi do të luajë ndaj Bërnmuthit në Premier Ligë, sfidë e vlefshme për javën e 5 të kampionatit, pritet që Broja të marrë disa minuta. Kjo sfidë do të luhet më 17 shtator në orën 15:00.

Ka qenë vetë trajneri argjentinas që ka konfirmuar rikthimin e Brojës në fushë pas pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje