
Armando Dobra është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Çesterfilld humbi në transfertë përballë Gilingamit. Sfida e vlefshme për javën e katërt të “Ligës 2” angleze, përfundoi 4-1.
Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, ai që shënoi golin e vetëm për Çesterfildin. Dobra ia doli që të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 53 të sfidës, por nuk mjaftoi për të siguruar të paktën 1 pikë.
Kujtojmë që ky është goli i dytë sezonal për sulmuesin 24-vjeçar. Të parin, Dobra e shënoi javën e shkuar përballë Bristol Rovers, sfidë e cila u fitua nga ekipi i shqiptarit me shifrat 3-1.
Lini një Përgjigje