TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2025, 16:45

“Vite të paharrueshme”, largim emocionues i Asanit nga Guangju: Klubi që më dha mundësinë të bëja realitet ëndrrën e fëmijërisë

Shkruar nga Pamfleti

“Vite të paharrueshme”, largim emocionues i Asanit nga Guangju:

Jasir Asani largohet pas dy  vitesh e gjysmë nga Korea e Jugut ku luajti me Guangju. Karriera e tij do të vijojë në Iran me Esteghlal.

Asani nuk mund të largohej pa fjalët e lamtumirës për Guangjun. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shpreh mirënjohjen e tij për kohën e kaluar te koreanët dhe arritjet si pjesë e tyre.

Letra e Asanit:

Thonë se gjithçka është shkruar tashmë, fillimi dhe fundi. Kjo ishte historia jonë me Guangjun, 2 vite e gjysmë të paharrueshme, të mbushura me kujtime, emocione të forta, momente gëzimi, festimesh, por edhe momente trishtimi. Por mbi të gjitha, ishte një histori që do të lërë përgjithmonë gjurmë në jetën time.

Tani ka ardhur koha të largohem nga shtëpia ime, klubi që më rriti, më formoi dhe më dha mundësinë të përfaqësoja Kombëtaren shqiptare, ku ëndrra ime e fëmijërisë u bë realitet dhe luajta me krenari në Kampionatin Evropian.

Mund të shkruaja për ditë të tëra për atë që ky klub dhe ky qytet do të thotë për mua, por asnjë fjalë nuk do të jetë e mjaftueshme për të përshkruar mirënjohjen time.

Përgjithmonë mirënjohës që u rrita përkrah Guangju, përgjithmonë mirënjohës për udhëtimin që patëm së bashku. Forca Guangju!”

“Vite të paharrueshme”, largim emocionues i Asanit nga Guangju:

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare guangju

Lini një Përgjigje