
Armando Dobra vazhdon të shkëlqejë në Angli te skuadra e Çesterfilldit. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në barazimin 2-2 që skuadra e tij mori në transfertë ndaj Bromlejit fundjavën që kaloi.
Dobra shënoi në minutën e 39 të takimit, duke barazuar pëërkohësisht rezultatin në 1-1. Paraqitja e shqiptarit ka qenë mjaft pozitive, teksa tashmë është zgjedhur edhe në formacionin e javës së 9 të Ligës Një.
24-vjeçari në këtë sezon ka luajtur në 10 ndeshje, teksa ka mundur të shënojë 4 gola. Gjithashtu ka asistuar edhe në një tjetër rast.

Lini një Përgjigje